Hyri për të vjedhur para, por “mbetet me gishta në gojë” – Nuk gjen asgjë dhe ikën me të shpejtë

Një femër nga Ferizaji ishte ankuar se një person i panjohur kishte hyrë në vendin e saj të punës, në kërkim të parave. Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari kishte hyrë i maskuar dhe nën kërcënimin e armës kishte kërkuar para, shkruan lajmi.net. Meqë nuk kishte para, ai është larguar në drejtim të panjohur. Rasti…

Lajme

29/03/2024 09:14

Një femër nga Ferizaji ishte ankuar se një person i panjohur kishte hyrë në vendin e saj të punës, në kërkim të parave.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari kishte hyrë i maskuar dhe nën kërcënimin e armës kishte kërkuar para, shkruan lajmi.net.

Meqë nuk kishte para, ai është larguar në drejtim të panjohur.

Rasti është nën hetime.

Njoftimi i plotë:

GRABITJE- Ferizaj / 28.03.2024 – 09:40. Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se derisa ka qenë në vendin e saj të punës, aty ka hyrë një person i dyshuar, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka depërtuar në vendin ku kryhen pagesat mirëpo meqë nuk kishte para, është larguar në drejtim të panjohur. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime. /Lajmi.net/