Hovenier takon kryetarët e odave ekonomike të Kosovës dhe Serbisë

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, me një njoftim në rrjetin social X, ka shkruar se ka takuar udhëheqësit e odave ekonomike të Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se kjo është bërë për të përmirësuar bashkëpunimin ndërmjet dy komuniteteve biznesore në të dy shtetet. Hovenier tutje shkroi se nëse marrëdhëniet normalizohet do të rritet dhe stabiliteti dhe…

Lajme

25/03/2024 13:58

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, me një njoftim në rrjetin social X, ka shkruar se ka takuar udhëheqësit e odave ekonomike të Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se kjo është bërë për të përmirësuar bashkëpunimin ndërmjet dy komuniteteve biznesore në të dy shtetet.

Hovenier tutje shkroi se nëse marrëdhëniet normalizohet do të rritet dhe stabiliteti dhe zhvillimi rajonal.

“Bisedë e mirë me drejtuesit e@odaekonomike dhe @Privrednakomora mbi mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve të biznesit kosovar dhe serb në Kosovë dhe Serbi. Normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve do të rrisë stabilitetin dhe prosperitetin rajonal”, shkroi ai./Lajmi.net