BQK tërheqë mbi 47 mijë monedha 2 euro, të dyshuara si të falsifikuara
Qytetarët e vendit ka më shumë se një vit që po përballen me monedhat e falsifikuara, më konkretisht monedhës 2 euro. BQK-ja sot ka treguar në një komunikatë të shkruar në faqen zyrtare të saj, ku tregon se nga dhjetori 2023 deri në mars 2024 janë tërhequr nga qarkullimi dhe deponuar në BQK rreth dy…
Lajme
Qytetarët e vendit ka më shumë se një vit që po përballen me monedhat e falsifikuara, më konkretisht monedhës 2 euro.
BQK-ja sot ka treguar në një komunikatë të shkruar në faqen zyrtare të saj, ku tregon se nga dhjetori 2023 deri në mars 2024 janë tërhequr nga qarkullimi dhe deponuar në BQK rreth dy milionë copë monedha të denominimeve prej 2 euro, monedha këto të deponuara nga bizneset dhe qytetarët në bankat komerciale. Ndërsa ka treguar se janë tërhequr 47,168 copë monedha euro të gjitha denominimeve pa asnjë tarifë të aplikuar.
“Konkretisht nga dhjetori 2023 deri në mars 2024, janë tërhequr nga qarkullimi dhe deponuar në BQK rreth dy milionë copë monedha të denominimeve prej 2 euro, monedha këto të deponuara nga bizneset dhe qytetarët në bankat komerciale. Po ashtu, BQK-ja dhe bankat komerciale kanë detektuar dhe parandaluar hyrjen në sistemin financiar, duke i tërhequr nga qarkullimi rreth 47,168 copë monedha të denominimeve prej 2 euro, të dyshuara si të falsifikuara. BQK-ja ka furnizuar ekonominë e Republikës së Kosovës përmes bankave komerciale me afër 6.75 milionë copë monedha euro plotësisht të reja të të gjitha denominimeve pa asnjë tarifë të aplikuar. Ky angazhim ka kontribuar në zvogëlimin e qarkullimit të monedhave false, ka lehtësuar identifikimin dhe ka ngritur ndërgjegjësimin e publikut për këtë çështje.”- ka thënë BQK në komunikatë. /Lajmi.net/