Oda Ekonomike: Bizneset po marrin punëtorë nga Bangladeshi e India, Kosovën po e shohin si vend transit për vendet e BE-së

Bizneset në vend kanë filluar t’i marrin punëtorë nga jashtë, shkak i mungesës së fuqisë punëtore. Këtë e ka bërë të ditur për Ekonomia Online, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna. Rafuna thotë se bizneset kanë nisur që t’i marrin punëtorët nga vendet e largëta, si Bangladeshi, India e Nepali por që…

Lajme

17/03/2024 10:03

Bizneset në vend kanë filluar t’i marrin punëtorë nga jashtë, shkak i mungesës së fuqisë punëtore.

Këtë e ka bërë të ditur për Ekonomia Online, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna.

Rafuna thotë se bizneset kanë nisur që t’i marrin punëtorët nga vendet e largëta, si Bangladeshi, India e Nepali por që po paraqet një siguri që ata punëtorë do të qëndrojnë gjatë në Kosovë.

Rafuna thotë se këta punëtorë që vijnë nga këto shtete, po e shohin Kosovën si vend transit për të dalë në vendet më të zhvilluara.

“Kjo  është një sfidë që është duke përcjell sektorin privat. Tani jemi në vitin e tretë sidomos ka qenë e theksuar dy vitet e fundit, si vite të plota 2022-2023 po 2021 nuk përjashtohet, kjo është një sfidë që e përcjell. Sfida më e madhe për momentin edhe kur e bëjmë analizat me anëtaret e Odes Ekonomike mungesë e fuqisë punëtorë na paraqitet si sfida më e madhe edhe mungesë e fuqisë punëtore të kualifikuar edhe të pakualifikuar, përkundër që kanë ndërmarre masa bizneset si më thënë me zbutë këtë mungesë të fuqisë punëtore ndërmjet investimeve të pajisjeve të teknologjisë ajo po paraqet kosto shtesë për bizneset po edhe importimi i fuqisë punëtore prej vendeve tjera sidomos prej Bangladeshit, Indisë, Nepal e kështu më radhë nuk po paraqet një siguri që ata punëtorë do të qëndrojnë gjatë në Kosovë, ata zakonisht po e shohin Kosovën si një vend transit dhe derisa ta gjejnë një mundësi tjetër për të dal në vendet e Bashkimit Evropian”, thotë Rafuna, teksa përmend edhe përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e pagës për punëtorë.

Rafuna ka kritika edhe në drejtim të institucioneve për mungesë veprimi për ndaljen e migrimit. Thotë se Qeveria duhet të hartojë një plan me i ndalë të rinjtë që të mos ikin nga Kosova.

“… kështu që kjo mbetet sfida më e madhe për sektorin privat, përkundër që kanë lëviz me kushte sa i përket pagës edhe kushteve tjera dhe për këtë jam shumë i lumtur a është idealja nuk është idealja, mirëpo prape këtu duhet më vu theksin tek institucionet e vendit por është edhe shumë e çuditshme e habitshme qysh nuk sjellët një strategji ose një plan i veprimit së paku qysh me u mundu me i ndal të rinjtë mos me dal jashtë dhe mu mundu me i kthye ata të cilët na kanë dal jashtë që me pa Kosovën si një mundësi ose me pa Kosovën që ka një të ardhme të mirë këtu”, deklaroi Rafuna. /EO