A u ndalën qëllimisht blloqet për të importuar energji elektrike: Flet ministrja Rizvanolli

Sipas ministres Rizvanolli suksesi më i madh ministrisë që ajo drejton për tre vite të qeverisjes është sektori i energjisë. Në emisionin EURO n’7 me Menduh Abazin, ministrja për Ekonomi në qeverinë e Kosovës, Artane Rizvanolli ka folur për projektet energjetike, shtrenjtimin e rrymës e ndërmarrjet publike në vend. Ajo gjatë intervistës ka folur edhe…

Lajme

08/03/2024 23:23

Sipas ministres Rizvanolli suksesi më i madh ministrisë që ajo drejton për tre vite të qeverisjes është sektori i energjisë.

Në emisionin EURO n’7 me Menduh Abazin, ministrja për Ekonomi në qeverinë e Kosovës, Artane Rizvanolli ka folur për projektet energjetike, shtrenjtimin e rrymës e ndërmarrjet publike në vend.

Ajo gjatë intervistës ka folur edhe për blloqet e termocentralit Kosova A të cilat sipas saj edhe përkundër vjetërsisë që kanë këto blloqe po i japin shumë siguri furnizimit me energji elektrike.

“Kosova A e ka tejkaluar jetëgjatësinë e saj, unë kisha një takim me menaxhmetin e KEK-ut dhe më treguan se që nga 5 tetori asnjë bllok i këtij termocentrali nuk ka rënë nga sistemi në mënyrë të paplanifikuar dhe kjo po i jep siguri furnizimit edhe për përkundër vjetërsisë së tyre”, ka pohuar ministrja Rizvanolli.

Plani i qeverisë për energji sipas Rizvanollit është që të vazhdohet me rehabilimit e më tutjeshëm të blloqeve në Kosovën B në mënyrë që të sigurohet me shumë energji nga prodhimi i këtyre blloqeve.

Kontrata me General Electriks me rehabilitimin e blloqeve të Kosovës B do të siguroj që në përfundim të kontratës do prodhojnë 30 megavat me shumë dhe do t’ia shtoj jetëgjatësinë e blloqeve edhe për 20 vite tjera.

Ky investim sipas ministres së Ekonomisë do të bëjë që mos të ketë pothuajse fare rënie të paplanifikuara të blloqeve në termocentrale.

Ministrja për herë të parë ka folur edhe për pretendimet e blloqet e termocentraleve janë ndalur qëllimisht për të importuar sa më shumë energji elektrike.

“Absolutisht që jo, është paimagjinueshme një gjë e tillë. Dimri i viti 2021/22 ka qenë shumë i dhimbshëm për ne, ka qenë një situatë ku nuk e din se do të ketë energji elektrike për tu blerë në treg e lëre më se sa do të kushtoj, pritjet kanë qenë që vitet pasuese do të jenë edhe më keq. Këto kriza na kanë mësuar se ne nuk guxojmë të varemi nga shtete të ndryshme veçanërisht nga ato jo mike dhe se ne duhet të punojmë në strategji që vet si shtet të sigurojmë sa më shumë energji elektrike nga prodhimi ynë i brendshëm”, ka shtuar ministrja.

Pjesë e strategjisë së qeverisë por edhe premtim i LVV sipas ministres Rizvanolli ka qenë edhe rehabilitimi i blloqeve të Kosovës A dhe kjo është duke ndodhur.