“Nuk kam met lan kurrë si Festa Qoqaj gotën”, bëhet virale blogerja me mbajtjen e gotës në dasëm

Ditëve të fundit është bërë virale në rrjete sociale, kanagjegji dhe dasma e moderatores, Eriona Sejdiu. Përveç kësaj, vëmendje të madhe ka marrë edhe Festa Qoqaj e cila ishte pjesë e ahengjeve pasi ka lidhje familjare me moderatoren, shkruan lajmi.net. Në rrjetin social “TikTok”, Festa Qoqaj është “kryqëzuar” për fustanin e veshur në dasmën e…

ShowBiz

05/03/2024 14:07

Ditëve të fundit është bërë virale në rrjete sociale, kanagjegji dhe dasma e moderatores, Eriona Sejdiu.

Përveç kësaj, vëmendje të madhe ka marrë edhe Festa Qoqaj e cila ishte pjesë e ahengjeve pasi ka lidhje familjare me moderatoren, shkruan lajmi.net.

Në rrjetin social “TikTok”, Festa Qoqaj është “kryqëzuar” për fustanin e veshur në dasmën e moderatores.

Ajo shfaqet me fustan të bardhë, e që konsiderohet i gabuar, pasi ngjyra e bardhë i takon vetëm nuses.

Por kjo nuk është e tëra, pasi blogerja dhe modelja është bërë virale edhe me mbajtjen e gotës me pije edhe gjatë kohës kur ka kërcyer.

Pas këtyre kanë shpërthyer edhe talljet në rrjete sociale./Lajmi.net/