Liderët perëndimorë do të qëndrojnë sot në Ukrainë për 2 vjetorin e luftës

Sot bëhen dy vjet kur Putin deklaroi për nisjen e operacionit ushtarak në Ukrainë. Fushata ushtarake e Putin mendohej të përmbyllet brenda javësh, por kalkulimet që kishin bërë shërbimet sekrete ruse nuk dolën të sakta, dhe lufta ka vazhduar përplot 2 vite. Ndërsa Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka treguar në platformën…

Bota

24/02/2024 10:28

Sot bëhen dy vjet kur Putin deklaroi për nisjen e operacionit ushtarak në Ukrainë.

Fushata ushtarake e Putin mendohej të përmbyllet brenda javësh, por kalkulimet që kishin bërë shërbimet sekrete ruse nuk dolën të sakta, dhe lufta ka vazhduar përplot 2 vite.

Ndërsa Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka treguar në platformën “X” se liderët perëndimorë do të jenë prezent në 2 vjetorin e luftës.

“Në Kiev për të shënuar përvjetorin e vitit të 2-të të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Dhe për të festuar rezistencën e jashtëzakonshme të popullit ukrainas.

Më shumë se kurrë, ne qëndrojmë fort pranë Ukrainës.

Financiarisht, ekonomikisht, ushtarakisht, moralisht.

Derisa vendi të çlirohet përfundimisht.” /Lajmi.net/