Lukas Mandl, zëri i fuqishëm për liberalizimin e vizave, ka kërkuar mbështetje që të rizgjidhet deputet

Përfaqësuesi i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl, në një postim në “X”, ka kërkuar që të rizgjidhet prapë përfaqësues në këtë organizatë. Ai ka kërkuar nga qytetarët austriakë, që në zgjedhjet e Parlamentit Evropian, që do të mbahen më 6 dhe 9 korrik të këtij viti, që të rizgjidhet prapë përfaqësues në PE, shkruan lajmi.net. Lukas…

Bota

23/02/2024 10:20

Përfaqësuesi i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl, në një postim në “X”, ka kërkuar që të rizgjidhet prapë përfaqësues në këtë organizatë.

Ai ka kërkuar nga qytetarët austriakë, që në zgjedhjet e Parlamentit Evropian, që do të mbahen më 6 dhe 9 korrik të këtij viti, që të rizgjidhet prapë përfaqësues në PE, shkruan lajmi.net.

Lukas Mandl, si përfaqësues në PE, ka qenë edhe zë i fuqishëm për liberalizmin e vizave të Kosovës.

Ndërsa ai tregoi edhe kushtet për të votuar në zgjedhjet e PE.

”Kushdo qoftë

Me seli ne Austri

Shtetas i një prej 26 shteteve të tjera anëtare të BE-së

Mbi 16 vjeç

mund të regjistrohet për të votuar për 20 përfaqësuesit austriakë në Parlamentin Evropian.” /Lajmi.net/