“Jepi gaz jepi” – Pamje e bukur në Deçan, gazetari lëvron arën bashkë me bujkun
Gazetari i lajmi.net, Selim Miftari ka vizituar një bujk nga Deçani, për të treguar eksperiencën e tij për sa i përket punës në fshat. “Marë jom le une”, tha bujku nga Deçani, duke treguar se moshatarët e tij merren kryesisht me këto punë, shkruan lajmi.net. Ai tha se kohën e njëjtë e kujton kur ishte…

Lajme
Gazetari i lajmi.net, Selim Miftari ka vizituar një bujk nga Deçani, për të treguar eksperiencën e tij për sa i përket punës në fshat.
“Marë jom le une”, tha bujku nga Deçani, duke treguar se moshatarët e tij merren kryesisht me këto punë, shkruan lajmi.net.
Ai tha se kohën e njëjtë e kujton kur ishte fëmijë, dhe dilnin për t’u ndihmuar familjes, por tha se ishte pak problem, për shkak se duhej të zgjoheshin herët në mëngjes.
“Punojmë me këto mundësitë siç janë tash. Është kollaj me punu se ka dalë teknologjia, e kanë dale mjetet”, ka thënë ai kur u pyet se a e punojnë akoma punën e njëjtë.
“Përpara kanë qenë më primitive, e ka qenë vështirë”, ka vazhduar ai.
Më tutje ai tha se për ata të cilët janë mësuar e e bëjnë këtë punë me qef, nuk është aspak vështirë, madje kënaqen.
Pëndryshe këtë eksperiencë e ka provuar sot edhe një nga gazetarët e lajmi.net dhe tha se në vazhdim do mësoj edhe praktikimin e punëve të tjera të fshatit.
Ndërkohë, kur u pyet se a iu vie ndokush në ndihmë në aspektin financiar, bujku tha se edhe Qeveria u ndihmon, e shuma ndryshon çdo vit, duke marrë parasysh edhe çka mbjellin. /Lajmi.net/