“Krejt reparti i ka dy mjekë”, qytetari ankohet për gjendjen në QKUK dhe pritjet e gjata
Qytetarët e Kosovës e sidomos ata që kanë familjarë me probleme shëndetësore, kanë shumë shpesh ankesa për gjendjen me të cilën përballen në QKUK. Gazetarja e lajmi.net, Linditë Berisha ka qëndruar pranë QKUK-së në Prishtinë ku ka takuar njerëz me probleme të ngjashme me njëri tjetrin. Një qytetar i Kosovës i cili po e trajtonte…
Lajme
Qytetarët e Kosovës e sidomos ata që kanë familjarë me probleme shëndetësore, kanë shumë shpesh ankesa për gjendjen me të cilën përballen në QKUK.
Gazetarja e lajmi.net, Linditë Berisha ka qëndruar pranë QKUK-së në Prishtinë ku ka takuar njerëz me probleme të ngjashme me njëri tjetrin.
Një qytetar i Kosovës i cili po e trajtonte një familjar në QKUK, tregoi për vështirësitë që po kalojnë në këtë periudhë.
“Krejt reparti i ka dy mjekë, me javë po presim për një trajtim”, tha ai.
Gjatë bisedës me gazetaren ai tha se nuk pret të ndryshoj kjo situatë deri sa të rriten pagat e mjekëve. /Lajmi.net/
Video: