Problemet me prona në Kosovë: “Baballarët emrat e njëjtë, toka i shkoi personit që s’i takonte”
Në Kosovë qytetarët shpesh herë hasin probleme me përkthim të pronave të tyre, ndërsa nuk përjashtohen edhe rastet që janë keq-shfrytëzuar nga njerëz të ndryshëm në përkthimin e pronave. Sot gazetari i lajmi.net, Selim Miftari, ka shkuar në një fshat të komunës së Lipjanit. Ai intervistoi dy banorë të fshatit që jetojnë në mërgim, dhe…
Lajme
Në Kosovë qytetarët shpesh herë hasin probleme me përkthim të pronave të tyre, ndërsa nuk përjashtohen edhe rastet që janë keq-shfrytëzuar nga njerëz të ndryshëm në përkthimin e pronave.
Sot gazetari i lajmi.net, Selim Miftari, ka shkuar në një fshat të komunës së Lipjanit.
Ai intervistoi dy banorë të fshatit që jetojnë në mërgim, dhe sipas tyre një person ka shfrytëzuar emrin dhe mbiemrin e njëjtë të baballarëve, duke marrë kështu tokën e tyre dhe duke e vendosur në emër të tij, shkruan lajmi.net.
Ata thonë që i posedojnë rreth 7 hektarë tokë, dhe personi në fjalë i ka përkthyer në veti.
Sipas tyre emri dhe mbiemri përshtaten, por ajo që nuk përshtatet janë origjina e familjes së tij, datat e lindjes dhe vendbanimi në përgjithësi.
Këta qytetarë që kanë kërkuar që ta bëjnë lajmin publik kanë thënë që këtë çështje do ta zgjidhin me gjykatë, dhe janë shprehur optimist për zgjidhjen e problemit me pronat e tyre.
Më poshtë e keni kronikën e realizuar nga gazetari i lajmi.net, Selim Miftari:
/Lajmi.net/