Polici s’i përmban lotët teksa rrëfen masakrat e serbëve: Tregon për takimin emocionues me nënën
Një polic ka rrëfyer historinë e tij të dhimbshme për humbjen e familjarëve të tij nga forcat paramilitare dhe policores serbe në fshatin Sllovi, të komunës së Lipjanit. Ai gjatë rrëfimit të ngjarjes nuk mundej t’i mbante lotët, dhe mes emocionesh ai tregoi ngjarjen se si ka ndodhur masakra. “Në të njëjtën kohë ishim të…
Lajme
Një polic ka rrëfyer historinë e tij të dhimbshme për humbjen e familjarëve të tij nga forcat paramilitare dhe policores serbe në fshatin Sllovi, të komunës së Lipjanit.
Ai gjatë rrëfimit të ngjarjes nuk mundej t’i mbante lotët, dhe mes emocionesh ai tregoi ngjarjen se si ka ndodhur masakra.
“Në të njëjtën kohë ishim të përgatitur, kishim disa torba, disa gjëra të përgatitura, që në rast se vinin serbët, ne të ishim gati dhe të largoheshim nga shtëpia. Kemi filluar të uleshim në sofër, dy fëmijë në dorën time, edhe Valonin e kisha afër në sofër, ishin babai, nëna, dy motrat dhe vëllau Skenderi, dhe për një moment kemi dëgjuar një zë, “Hyrën serbët, hyrën shkiet”- rrëfen ai.
“Nuk kanë guxuar që të kthehen më në atë rrugë, kanë shkuar rreth e rreth malit, dhe kur kanë ardhur afër tyre, po i’u referohem rrethimeve të Mirsadit dhe Dritonit, i kanë parë që paramilitarët dhe policët serbë, i kanë futur në kontrolle dhe ata nuk kanë guxuar që të afrohen, janë tërhequr prapë në të njëjtën rrugë deri mbi Lugun e Demës.”- ka rrëfyer polici.
“Djali im, nuk e kam njohur, nuk ka pasur as këmbë, as sy, as duar, as gojë të ngjitur, nuk kishte pasur asgjë, të gjitha të copëtuara…”- rrëfen ngjarjen e ndodhur mes lotësh polici.
Më poshtë e keni rrëfimin e tij të plotë.
/Lajmi.net/