Del Indeksi i Korrupsionit nga Transparency International : Ky është pozicionimi i Kosovës

Sot ka dalë raporti i Indeksit të Korrupsionit nga Transparency International. Kosova sivjet renditet në vendin e 83-të me 41 pikë. Raporti nga Transparency International tregohet çdo vit, dhe aty merren parasysh disa inidikacione për raportin e indeksit të korrupsionit, raporton lajmi.net. Vendi më së paku i korruptuari është prapë Danimarka me 90 pikë, e…

Bota

30/01/2024 10:33

Sot ka dalë raporti i Indeksit të Korrupsionit nga Transparency International.

Kosova sivjet renditet në vendin e 83-të me 41 pikë.

Raporti nga Transparency International tregohet çdo vit, dhe aty merren parasysh disa inidikacione për raportin e indeksit të korrupsionit, raporton lajmi.net.

Vendi më së paku i korruptuari është prapë Danimarka me 90 pikë, e pasuar nga Finlanda me 87 pikë, duke u vijuar nga Zelanda e Re me 85 pikë.

Në rajonin e Ballkanit në listë shihet që Shqipëria ka pësuar ngritje pozitive, dhe sivjet ajo është renditur në vendin e 98-të me 37 pikë, thuhet në raport.

Maqedonia e Veriut është renditur në vendin e 76-të me 42 pikë, që edhe kjo ka pasur një ngritje pozitive krahas vitit të kaluar.

Mali i Zi është renditur në vendin e 63-të me 46 pikë, gjithashtu edhe kjo ka pasur ngritje pozitive këtë vit. Kosova ka mbetur në vendin e 83-të me 41 pikë dhe nuk ka pasuar as ngritje dhe as ulje këtë vit dhe vitin e kaluar.

Në Ballkan vendi më i korruptuar sipas indeksit është renditur Serbia dhe Bosnje Hercegovina, në vendin e 104 me 36 pikë, ndërsa Bosnje Herceogvina është renditur në vendin e 108-të me 35 pikë. Këto shtete ballkanike janë renditur njëjtë me Brazilin, Ukrainën dhe Republikën Domenikane.

Më poshtë e keni raportin e plotë nga International Transparency:

https://www.transparency.org/en/cpi/2023