U formua për të hetuar dallaveret me rezervat shtetërore: Komisionit Hetimor i zvogëlohet buxheti
Për 4 mijë euro është zvogëluar buxheti i Komisionit Hetimor për Rezervat Shtetërore. Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku thotë se sot deputetët e Vetëvendosjes u munduan ta mbulojnë turpin e bojkotit të këtij komisioni, duke kërkuar uljen e buxhetit për më pak se 4 mijë euro. Bunjaku i kërkoi deputetëve të mos…
Lajme
Për 4 mijë euro është zvogëluar buxheti i Komisionit Hetimor për Rezervat Shtetërore. Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku thotë se sot deputetët e Vetëvendosjes u munduan ta mbulojnë turpin e bojkotit të këtij komisioni, duke kërkuar uljen e buxhetit për më pak se 4 mijë euro.
Bunjaku i kërkoi deputetëve të mos bëhen “shumë të arsyeshëm” pasi çdo para e pashpenzuar i kthehet Kuvendit.
Deputetja e LDK-së pohon se nuk ta lejojnë mazhorancën që ta pengojë drejtësinë.
“Kafet ua paguaj unë, veç mos i pengoni hetimet. Komisioni Hetimor për Rezervat Shtetërore u bojkotua për disa muaj nga deputetët e Vetëvendosjes, për të parandaluar hetimin, që do t’ia tregonte skandalin e madh korruptiv. E sot, u munduan ta mbulojnë turpin e bojkotit, duke kërkuar uljen e buxhetit për më pak se 4 mijë euro, ndonëse çdo para e pashpenzuar, i kthehet Kuvendit. Jam në gjendje të paguaj kafet sa herë mblidhet Komisioni Hetimor, të ndaj mjete financiare nga paga ime si deputete, veç hetimi të shkojë deri në fund, pa u sabotuar nga mazhoranca. Fundi është e vërteta dhe drejtësia, ndonëse me gjithë shpirt, Vetëvendosja po përpiqet ta pengojë, por nuk do ta lëmë”, thotë Bunjaku.
Vendimi për zvogëlimin e buxhetit të Komisionit Hetimor për Rezervat Shtetërore nga 30 mijë euro në 26 mijë euro është marrë gjatë mbledhjes së sotme, ku deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Driton Hyseni ka kërkuar që ky buxhet të zvogëlohet pasi konsideronte se është i lartë.
Pas kësaj ankese, anëtarët e komisionit e kanë votuar buxhetin në vlerë prej 26 mijë e 950 euro.
Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, deklaroi se në buxhet nuk janë të përfshirë edhe kompensimet për ekspertë.
Deputetja Doarsa Kica-Xhelili ka thënë se në buxhet përfshihen edhe kompensimet për ekspertë.
“Nuk di si mund t’i reduktojmë sepse janë ekspertiza të shtrenjta. Nëse ka mbetur te byfeja, hiç s’ka problem. Kafet i blejmë vetë”, ka thënë ajo.
Qalaj, deklaroi se tabelën e buxhetit e ka bërë administrata e Komisionit.