Persona të maskuar hapin zjarr ndaj nxënësve, vriten dy adoleshentë në Çikago
Dy djem adoleshentë u qëlluan dhe u vranë ndërsa po dilnin nga një shkollë e mesme të premten pasdite në qendrën historike të Çikagos. Të shtënat ndodhën rreth orës 12:25 pasdite me orën lokale pranë rrugës Washington dhe Wabash Avenue. Djemtë ishin mes një grupi studentësh që po dilnin nga shkolla e mesme e Inovacioneve,…
Bota
Dy djem adoleshentë u qëlluan dhe u vranë ndërsa po dilnin nga një shkollë e mesme të premten pasdite në qendrën historike të Çikagos.
Të shtënat ndodhën rreth orës 12:25 pasdite me orën lokale pranë rrugës Washington dhe Wabash Avenue.
Djemtë ishin mes një grupi studentësh që po dilnin nga shkolla e mesme e Inovacioneve, tha policia.
Disa persona të maskuar kanë zbritur nga dy makina dhe kanë hapur zjarr ndaj grupit të nxënësve, duke vrarë dy prej tyre, të moshës 16 dhe 17 vjeç. Adoleshentët u transportuan në Spitalin Memorial Northwestern dhe ndërruan jetë më vonë nga plagët e marra.
Sipas policisë asnjë person tjetër nuk u lëndua nga të shtënat.
Shumë biznese përreth u mbyllën ndërsa oficerët rrethuan zonën, duke kërkuar për të dyshuarit.
Po kështu edhe trenat e CTA anashkaluan ndalesën në Uashington dhe Wabash për shkak të aktivitetit të policisë.