Ankandi i parë i letrave me vlerë për këtë vit mbahet më 2 shkurt
Ministria e Financave ka bërë të ditur se ankandi i parë i letrave me vlerë për këtë vit do të mbahet më 2 shkurt. Nga ministria kanë bërë të ditur se në këtë ankand do të emetohen Obligacione me maturitet 3-vjeçar në shumën prej 20 milionë euro. “Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i…
Lajme
Ministria e Financave ka bërë të ditur se ankandi i parë i letrave me vlerë për këtë vit do të mbahet më 2 shkurt.
Nga ministria kanë bërë të ditur se në këtë ankand do të emetohen Obligacione me maturitet 3-vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net.