Shteti ua ndali subvencionet: Fermerët bllokojnë Francën
Sot gjatë mesditës, Franca kaplohet nga demonstratat e fermerëve. Demonstratat e fermerëve francezë erdhën si pasojë e ndaljes së subvencioneve që shpërndahen nga shteti francez, por edhe nga fondet që shpërndanë Bashkimi Evropian për shtetet anëtare. Një video që është shpërndarë në platformën “X”, tregon rrugët e bllokuara, djegie flamujsh të BE-së dhe pleh organik…
Bota
Sot gjatë mesditës, Franca kaplohet nga demonstratat e fermerëve.
Demonstratat e fermerëve francezë erdhën si pasojë e ndaljes së subvencioneve që shpërndahen nga shteti francez, por edhe nga fondet që shpërndanë Bashkimi Evropian për shtetet anëtare.
Një video që është shpërndarë në platformën “X”, tregon rrugët e bllokuara, djegie flamujsh të BE-së dhe pleh organik të hedhur në rrugë.
Vala e demonstratave të fermerëve ka fillur në Gjermani, dhe nga dita e djeshme demonstratat janë zgjeruar edhe në Francë, shkruan lajmi.net.
“Demonstratat e fermerëve francezë, sanë, pleh organik, dru, djegie flamujsh të BE-së. Dhe autostrada të bllokuara plotësisht, edhe gjatë natës, si A35 pranë Straasburgut”
the French farmers’ demonstrations hay, manure, wood, burning EU flags. And completely blocked motorways, even at night, such as the A35 near Straasburg pic.twitter.com/Kz4xbcluOZ
— DELTA 9 (@DELTA9_DELTA9) January 25, 2024
Gjermania ishte vendi i parë që u përfshi nga demonstratat e fermerëve. Që nga fillimi i këtij viti fermerët raportuan se do të dalin në demonstrata, deri të ju realizohen kërkesat e tyre. Para disa ditëve qyteti i Brandenburgut u bllokua nga mijëra traktorë të fermerëve. Ndërsa mbarimi i demonstratave nuk shihet deri në plotësimin e kërkesave të fermerëve. /Lajmi.net/