S’kanë të ndalur tragjeditë me “Deva Tours”: Kompania e njëjtë në 2021-tën kishte shkaktuar aksident me 10 të vdekur

Dhjetë persona kishin humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë ishin lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e 26 korrikut të 2021-s. Kjo tragjedi kishte ndodhur në Kroaci dhe ishte njëri prej autobusëve të kompanisë “Deva Tours”, shkruan lajmi.net. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kishte shpallur Ditë zie në nderim të…

Lajme

24/01/2024 20:12

Dhjetë persona kishin humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë ishin lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e 26 korrikut të 2021-s.

Kjo tragjedi kishte ndodhur në Kroaci dhe ishte njëri prej autobusëve të kompanisë “Deva Tours”, shkruan lajmi.net.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kishte shpallur Ditë zie në nderim të viktimave të aksidentit.

E gjatë ditës së sotme një autobus tjetër i po kësaj kompanie “Deva Tours” u përfshi në një aksident poashtu në Kroaci.

Deri më tani nuk ka informacione se a ka persona të lënduar, por që në bazë të fotografive dëmet janë të mëdha.

Lajmi.net ka tentuar të marrë informacione nga kompania në fjalë, por që të njëjtin nuk kanë qenë të qasshëm. /Lajmi.net/