Jordania kryen sulme në Siri: Dalin pamjet e shkatërrimeve

Të paktën 10 civilë janë vrarë, duke përfshirë edhe fëmijë, nga sulmet ajrore të supozuara nga Jordania në Jug të Sirisë, thonë aktivistët lokal. Raportohet të jenë shkatërruar nga sulmet ajrore 20 shtëpi në Arman, qytezë në provicën Suwedia 20 kilometra larg kufirit me Jordaninë. Nuk ka pasur ndonjë komunikatë nga autoritet jordaneze deri më…

Bota

18/01/2024 18:51

Të paktën 10 civilë janë vrarë, duke përfshirë edhe fëmijë, nga sulmet ajrore të supozuara nga Jordania në Jug të Sirisë, thonë aktivistët lokal.

Raportohet të jenë shkatërruar nga sulmet ajrore 20 shtëpi në Arman, qytezë në provicën Suwedia 20 kilometra larg kufirit me Jordaninë.

Nuk ka pasur ndonjë komunikatë nga autoritet jordaneze deri më tani.

Por besohet që forcat jordaneze kanë kryer një numër të sulmeve ajrore në Siri për ndalimin e supozuar të kontrabandimit të lëndëve narkotike.

Kjo përgjigjje e tyre ka ardhur si pasojë e grupeve të mbështetura nga Irani të cilët fitojnë para nga kontrabandimi i lëndëve narkotike për të financuar grupet e tyre me armë dhe për arritjen e qëllimeve të tyre në fushëbetejë.

Jordania është shtet aleat i vendeve perëndimore dhe me shumë raste ata kanë bërë sulme të kohë pas kohshme në Siri për parandalimin e grupeve të mbështetura nga Irani.

Faqja e lajmeve Suwayda 24 e drejtuar nga aktivistët raportoi se sulmet e fundit ajrore ndodhën herët të enjten në zonat e banuara të Armanit dhe Malah aty pranë.

Ajo citoi dëshmitarët të thoshin se shtëpitë e dy burrave, të cilët i identifikoi si Omar Talab dhe Turki al-Halabi, u goditën dhe u shkatërruan në Arman.

Z. Talab, nëna dhe tezja e tij u vranë, si dhe shtatë anëtarë të familjes së z. Halabi duke përfshirë gruan e tij dhe dy vajzat e vogla, shtuan dëshmitarët. Halabi dhe nëna e tij thuhet se ishin bllokuar nën shtëpinë e tyre të shembur dhe supozohet se kanë vdekur.

Ndërsa kjo agjenci lokale e lajmeve ka shpërndarë edhe një video të sulmit ajror të supozuar të kryer nga forcat jordaneze./Lajmi.net