“Qysh kemi qenë, tash jemi lulë”, imami i pensionuar Mazllami thotë se është rritur interesimi për predikimin e fesë

Imami i pensionuar, Mazllam Mazllami nga Prizreni ka folur për kohën që po e kalon pasi e kaloi moshën 65-vjeçare. Mazllami tha për lajmi.net se po i mungon xhemati në xhaminë ku punonte, megjithatë shton se po shkon nëpër xhami të ndryshme në vend. Duke folur për predikimin e fesë islame tani dhe në të…

Vide

13/01/2024 13:56

Imami i pensionuar, Mazllam Mazllami nga Prizreni ka folur për kohën që po e kalon pasi e kaloi moshën 65-vjeçare.

Mazllami tha për lajmi.net se po i mungon xhemati në xhaminë ku punonte, megjithatë shton se po shkon nëpër xhami të ndryshme në vend.

Duke folur për predikimin e fesë islame tani dhe në të kaluarën, ai thotë se viteve të fundit ka më shumë interesim, sesa kohën kur ai ishte student.

“Ka shumë, jo pak në krahasim me para 30 vjete ose 40. Qysh kemi qenë, tash jemi lulë. Kur kam qenë unë student, numri i namazlive ishte shumë i ulët. Në Bajram u bëjshin pak a shumë, por megjithatë pak. Është bë punë e madhe para dhe pas luftës. Është punu edhe në media, është prediku feja islame në të gjitha mediat”, ka thënë Mazllami për lajmi.net.