Imami që mori ‘Benzin’ dhuratë: Edhe disa femra marrin dhurata të tilla, s’bën zë kurrkush

Hoxhë Mazllam Mazllami u bë lajm vitin e kaluar kur një qytetar ia dhuroi atij një makinë të tipit ‘Mercedes Benz’ me rastin e pensionimit. Mazllami ka folur sërish për këtë çështje dhe ka arsyetuar një akt të tillë. Ai ka potencuar se vetura, bile me kilometrazhë 00, po edhe banesa ju jepen dhuratë disa…

Vide

11/01/2024 17:59

Hoxhë Mazllam Mazllami u bë lajm vitin e kaluar kur një qytetar ia dhuroi atij një makinë të tipit ‘Mercedes Benz’ me rastin e pensionimit.

Mazllami ka folur sërish për këtë çështje dhe ka arsyetuar një akt të tillë.

Ai ka potencuar se vetura, bile me kilometrazhë 00, po edhe banesa ju jepen dhuratë disa femrave, shkruan lajmi.net.

“Na krejt e dimë sa femnave ju japin 00 kerre, edhe banesa ju japin. Ato s’i bën zë kurrkush”, ka thënë Mazllami për lajmi.net.

“Pse Hoxha me fjalën ‘La ilaha illallah’ me marrë një Benz. Edhe ajo nuk ka qenë i ri Benzi. Po të kishte qenë 23-sh, çka do bëjshin mediat. Qështu janë mediat. Nëse e keni në jetë me media bënu burra të mirë, jo servila”, i tha Mazllami gazetarit të lajmi.net.