Gjuajti me armë natën e Vitit të Ri, arrestohet qytetari nga Ferizaji

Një qytetar nga Ferizaj është arrestuar të premten nën dyshimet për ‘Armëmbajtje pa leje/përdorim i armës. I njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri natën e Vitit të Ri, shkruan lajmi.net. Nga ai është konfiskuar një pistoletë dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. “Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar…

Lajme

06/01/2024 08:34

Një qytetar nga Ferizaj është arrestuar të premten nën dyshimet për ‘Armëmbajtje pa leje/përdorim i armës.

I njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri natën e Vitit të Ri, shkruan lajmi.net.

Nga ai është konfiskuar një pistoletë dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti natën e vitit të ri kishte shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.