Arrestohen dy persona për dhunë në familje në Deçan, policia u gjen AK-47 e armë të tjera në shtëpi
Dy persona janë arrestuar orët e vona të së mërkurës në Deçan, nën dyshimin se kanë kryer dhunë në familje. Të njëjtit dyshohet se i kishin sulmuar verbalisht dhe kanosur një burrë dhe një grua të familjes së tyre, transmeton lajmi.net. E gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre, policia ka gjetur dhe sekuestruar një AK…
Lajme
Dy persona janë arrestuar orët e vona të së mërkurës në Deçan, nën dyshimin se kanë kryer dhunë në familje.
Të njëjtit dyshohet se i kishin sulmuar verbalisht dhe kanosur një burrë dhe një grua të familjes së tyre, transmeton lajmi.net.
E gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre, policia ka gjetur dhe sekuestruar një AK 47 pa leje, një pushkë të gjatë me leje, një pistoletë me leje si dhe 174 fishekë kalibrash të ndryshëm.
“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.