Haziri: Kurti të tregoj kur largohen sanksionet, ajo që bëri në aeroplan është budallaki e llojit të vet
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se Qeveria Kurti nuk e ka asnjë meritë për liberalizimin e vizave, përkundrazi ai ka thënë se VV e ka bllokuar këtë proces për 7 vite. “Koha me kërku falje për bllokimin 7 vjeçar dhe me i tregu popullit kur largohen sanksionet”, ka shkruar Haziri.…

Lajme
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se Qeveria Kurti nuk e ka asnjë meritë për liberalizimin e vizave, përkundrazi ai ka thënë se VV e ka bllokuar këtë proces për 7 vite.
“Koha me kërku falje për bllokimin 7 vjeçar dhe me i tregu popullit kur largohen sanksionet”, ka shkruar Haziri.
Tutje ish-kryetari i Gjilanit ka komentuar fjalimin e Kurtit në aeroplanin prej nga u nisën 50 përfitues të udhëtimit falas në Vjenë.
“Një kryeministër që u flet 50 qytetarëve fitues të biletave gratis për Vjenë në aeroplanin edhe me mbi 200 të tjerë që shkojnë me gurbet për punë, është budallaki e llojit të vetë. Shpresoj që këta 50 përfituesit të mos jetë i gjithë Grupi Parlamentar i VV-së!”, ka shkruar Haziri.