Përleshja me tifozët gjatë ndeshjes së volejbollit, vdes polici grek
Një polic grek që po trajtohej në spital prej 20 ditësh, ndërroi jetë të mërkurën. 31-vjeçari ishte plagosur gjatë një përplasjeje mes tifozëve në një ndeshje volejbolli. Ngjarja ndodhi më 7 dhjetor në qytetin e Pireut, jashtë stadiumit ku po luanin Olimpiakos dhe Panathinaikos. Policia ndërhyri për të shuar konfliktin mes 150 tifozëve, por një…
Sport
Një polic grek që po trajtohej në spital prej 20 ditësh, ndërroi jetë të mërkurën.
31-vjeçari ishte plagosur gjatë një përplasjeje mes tifozëve në një ndeshje volejbolli.
Ngjarja ndodhi më 7 dhjetor në qytetin e Pireut, jashtë stadiumit ku po luanin Olimpiakos dhe Panathinaikos.
Policia ndërhyri për të shuar konfliktin mes 150 tifozëve, por një prej efektivëve u plagos nga mjetet piroteknike.
31-vjeçari luftoi prej javësh me plagët, por nuk mbijetoi. Policia ka arrestuar një 18-vjeçar për ngjarjen./Lajmi.net/