Chelsea rikthehet te fitorja, triumfon kundër Crystal Palace – Broja luan rreth 20 minuta
Chelsea ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Crystal Palace, në kuadër të xhiros së 19-të në kampionatin elitar të futbollit anglez. “Blutë” e Londrës triumfuan 2:1 kundër Crystal Palaces në stadiumin “Stamford Bridge”, shkruan lajmi.net. Chelsea kaloi e para në avantazh tek në minutën e 13-të, kur sulmuesi ukrainas, Mudryk shënoi pas asistimit nga Gusto.…
Sport
Chelsea ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Crystal Palace, në kuadër të xhiros së 19-të në kampionatin elitar të futbollit anglez.
“Blutë” e Londrës triumfuan 2:1 kundër Crystal Palaces në stadiumin “Stamford Bridge”, shkruan lajmi.net.
Chelsea kaloi e para në avantazh tek në minutën e 13-të, kur sulmuesi ukrainas, Mudryk shënoi pas asistimit nga Gusto.
Në minutën e parë të kohës shtesë në pjesën e parë, Crystal Palace barazoi shifrat me anë të Olises.
Golin e dytë dhe të fitores Chelsea e siguroi dy minuta para fundit të kohës së rregullt, kur Madueke shënoi nga penalltia.
Sulmuesi shqiptar, Armando Broja e nisi ndeshjen nga stoli, për t’u inkuadrua në pjesën e dytë, konkretisht në minutën e 71-të.
Reprezentuesi shqiptar pati një rast të mirë shënimi, kur nga afërsia goditi topin që shkoi pranë shtyllës së majtë.
Me këtë fitore, Chelsea ngritet në pozitën e dhjetë me 25 pikë, ndërkohë Crystal Palace zbret në të 16-tën me 18 pikë./Lajmi.net/