Armaldo për raportin me Luizin: Jo, nuk flasim, nuk mendoj se do të flasim për një kohë të gjatë
Një nga ish-banorët e Big Brother Vip Albania, Armaldo Kllogjeri ka folur së fundmi mbi përvojën e tij në BBV, Ai po ashtu është ndalur edhe te raporti me fituesin e BBV2, Luiz Ejllin. Në një intervistë për emisionin “Jo Vetëm Modë”, ai tha se nuk flasin me njëri tjetrin dhe nuk mendon se do…
ShowBiz
Një nga ish-banorët e Big Brother Vip Albania, Armaldo Kllogjeri ka folur së fundmi mbi përvojën e tij në BBV,
Ai po ashtu është ndalur edhe te raporti me fituesin e BBV2, Luiz Ejllin.
Në një intervistë për emisionin “Jo Vetëm Modë”, ai tha se nuk flasin me njëri tjetrin dhe nuk mendon se do flasin për një kohë të gjatë.
Një pjesë e intervistës:
Orinda Huta: Kur shikon që ti je pjesë e portaleve shpeshherë dhe vazhdon akoma, sidomos kur ke përballje me fituesin, Luizin. Si ndihesh? Flisni bashkë?
Armaldo Kllogjeri: Jo, nuk flasim, nuk përshëndetemi dhe nuk mendoj se do të flasim për një kohë të gjatë.
Orinda Huta: Përse thua për një kohë të gjatë?
Armaldo Kllogjeri: Po sepse, unë mendoj se Luizi duhet t’i kthehet pak jetës së përditshme, jetës normale. Jo të vazhdojë të mendojë “Big Brother”-in akoma, lojën.
Orinda Huta: E pe filmin e tij?
Armaldo Kllogjeri: Po e pashë.Filmi më pëlqeu, film i bukur./Lajmi.net/