Sulmuesi i Dritës në “radarin” e këtyre klubeve – synojnë transferimin e tij në janar

Ende pa u hapur zyrtarisht merkato e janarit, klubet e futbollit në Kosovë kanë nisur interesimin për t’u përforcuar me futbollistë të rinj. Sulmuesi i Dritës, Rilind Haziraj është në shënjestrën e disa klubeve kosovare. Siç mëson lajmi.net nga burime të sigurta, Malisheva nga Superliga e Kosovës, Suhareka, Dinamo e Vëllaznimi nga Liga e Parë…

Sport

23/12/2023 18:32

Ende pa u hapur zyrtarisht merkato e janarit, klubet e futbollit në Kosovë kanë nisur interesimin për t’u përforcuar me futbollistë të rinj.

Sulmuesi i Dritës, Rilind Haziraj është në shënjestrën e disa klubeve kosovare.

Siç mëson lajmi.net nga burime të sigurta, Malisheva nga Superliga e Kosovës, Suhareka, Dinamo e Vëllaznimi nga Liga e Parë janë klubet që duan shërbimet e Hazirajt.

Sulmuesi Haziraj ka kontratë me tre herë kampionët e Kosovës deri në verën e vitit 2026.

Megjithatë, klubet e interesuara synojnë edhe mundësinë e huazimit të tij nga Drita.

Gara pritet të jetë e ashpër mes atyre klubeve, por për të ardhmen e Hazirajt do të dihet ditëve dhe javëve në vazhdim.

Haziraj u transferua te Drita pas shkëlqimit me Fushë Kosovën, e që me golat e tij, “Pampurat” u rikthyen në elitë këtë sezon pas një mungese të gjatë./Lajmi.net/