Ndërprerja e ndeshjes në Turqi – pamje kur futbollisti i bie “në dy gjunjë” presidentit
Me të rinisur kampionati turk i futbollit, ndeshja e Superligës së Turqisë mes Istanbulsporit dhe Trabzonsporti është ndërprerë, rreth 10 minuta pa përfunduar koha e rregullt. Presidenti i Istanbulspor, Ecmel Faik ka tërhequr ekipin nga fusha, për shkak të pakënaqësive në ndarje të drejtësisë, përcjell lajmi.net. E gjitha nisi kur futbollistët e Istanbulsporit aloduan në…
Sport
Me të rinisur kampionati turk i futbollit, ndeshja e Superligës së Turqisë mes Istanbulsporit dhe Trabzonsporti është ndërprerë, rreth 10 minuta pa përfunduar koha e rregullt.
Presidenti i Istanbulspor, Ecmel Faik ka tërhequr ekipin nga fusha, për shkak të pakënaqësive në ndarje të drejtësisë, përcjell lajmi.net.
E gjitha nisi kur futbollistët e Istanbulsporit aloduan në penallti, pas ndërhyrjes në futbollin e Kosovës, Florian Loshaj. Në aksionin në vazhdim, Trabzonspor realizoi gol.
Disa prej futbollistëve vendas kërkuan të vazhdojnë përballjen deri në fund, por presidenti i klubit nuk ndryshoi mendje.
Madje, një nga futbollistët u ul në dy gjunjë për t’i kërkuar presidentit të klubit të vazhdohej ndeshja.
Only in Türkiye: İstanbulspor Simon Deli begs clip president after he decides to withdraw the team from the field (after a mildly controversial non-penalty call followed by a Trabzonspor goal)
Süper Lig has completely lost the plot. pic.twitter.com/PlZhfbcii2
— Çetin Cem Yılmaz (@cetincem) December 19, 2023
Në minutën e 79-të kur edhe u ndërpre ndeshja, Trabzonspori po udhëhiqte 2:1 në rezultat.
Para pak kohësh, Superliga e Turqisë u ndërpre për shkak të sulmit fizik në gjyqtarin turk nga presidenti i Ankaragucut, i cili më pas u arrestua me disa persona të tjerë./Lajmi.net/