Bajrami për 100 eurot e Qeverisë: Gabim të mendohet se janë zgjidhje e problemit të varfërisë

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti se “papunësia është individuale, po varfëria është familjare”. Bajrami përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se është gabim të mendohet se 100 euro në vit për pensionistë e fëmijë është zgjidhje e problemit të varfërisë. “Me qenë zgjidhja 100 Euro në…

Lajme

16/12/2023 19:03

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti se “papunësia është individuale, po varfëria është familjare”.

Bajrami përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se është gabim të mendohet se 100 euro në vit për pensionistë e fëmijë është zgjidhje e problemit të varfërisë.

“Me qenë zgjidhja 100 Euro në vit të garantoj që fjalën varfëri në Kosovë nuk e kishe dëgjua kurrë. Derisa Qeveria jote po i ndan mbi 50 milionë ndihma për fëmijë dhe të moshuar në këtë fundvit, remitencat e mërgatës tonë janë mbi 1.2 miliardë euro në vit. Ku mendoni se shkojnë 1.2 miliardë euro remitenca?”, ka shkruar ajo ndër të tjera.