Hungaria e diktatorit Orban bllokon ndihmën prej 54 miliardë euro të BE-së për Ukrainën

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, njoftoi se vendi i tij i ka vënë veto paketës së ndihmës prej 54 miliardë eurosh të Bashkimit Evropian (BE) për Ukrainën. Në një postim në plaformën “X”, Orban deklaroi se në samitin e mbajtur në Bruksel, ata si shtet kanë refuzuar paketën e re të ndihmës financiare të BE-së për…

Bota

15/12/2023 09:50

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, njoftoi se vendi i tij i ka vënë veto paketës së ndihmës prej 54 miliardë eurosh të Bashkimit Evropian (BE) për Ukrainën.

Në një postim në plaformën “X”, Orban deklaroi se në samitin e mbajtur në Bruksel, ata si shtet kanë refuzuar paketën e re të ndihmës financiare të BE-së për Ukrainën.

“Përmbledhja e ndërrimit të natës: Veto për paratë shtesë për Ukrainën”, shkroi Orban.

Masa nënkupton bllokim të paketës së re të ndihmës financiare të BE-së prej 54 miliardë eurosh për Ukrainën.

Anëtarët e BE-së po përpiqeshin të ndryshonin qëndrimin kundërshtues të Hungarisë në mënyrë që të miratohej mbështetja e re financiare për Ukrainën dhe të fillonin negociatat e anëtarësimit.