Futsall: Kosova vazhdon me fitore, kësaj radhe mposht Hungarinë
Përfaqësuesja e Kosovës në futsall ka shënuar fitoren e radhës, duke e mposhtur kësaj radhe Hungarinë në miqësore me rezultat 6-3. Kapiteni Ramadan Alaj shënoi tre gola në këtë përballje. Dy gola shtoi Drilon Maxharraj, ndërsa një herë shënoi Melos Kelmendi. Kjo është fitorja e dytë në këtë javës për të besuarit e Agon Ramadanit,…
Sport
Përfaqësuesja e Kosovës në futsall ka shënuar fitoren e radhës, duke e mposhtur kësaj radhe Hungarinë në miqësore me rezultat 6-3.
Kapiteni Ramadan Alaj shënoi tre gola në këtë përballje.
Dy gola shtoi Drilon Maxharraj, ndërsa një herë shënoi Melos Kelmendi.
Kjo është fitorja e dytë në këtë javës për të besuarit e Agon Ramadanit, pasi më parë mposhtën Arabinë Saudite.
Kosova e zhvillon edhe një ndeshje tjetër miqësore me Hungarinë pas dy ditësh.