Lamine Yamal thyen një tjetër rekord në Ligën e Kampionëve

Lamine Yamal ka vazhduar të shkruaj historinë me Barcelonën në Ligën e Kampionëve, shkruan lajmi.net. 16-vjeçari asistoi në humbjen e Barcelonës kundër Antwerp, duke u bërë lojtari më i ri që ka asistuar në kompeticionin, më prestigjioz të UEFA-s. Rekeordi më herët është mbajtur nga lojtari i La Masias, Bojan Krkic, i cili ishte 17…

Sport

14/12/2023 10:58

Lamine Yamal ka vazhduar të shkruaj historinë me Barcelonën në Ligën e Kampionëve, shkruan lajmi.net.

16-vjeçari asistoi në humbjen e Barcelonës kundër Antwerp, duke u bërë lojtari më i ri që ka asistuar në kompeticionin, më prestigjioz të UEFA-s.

Rekeordi më herët është mbajtur nga lojtari i La Masias, Bojan Krkic, i cili ishte 17 vite e 91 ditë.

Ai asistoi për Barcelonën në nëntor të 2007.

Yamal tani mban rekordin, pasi ai ka vetë 16 vite e 153 ditë.

Spanjolli këtë sezon ka zhvilluar 22 paraqitje në të gjitha kompeticionet, ku ka arritur të shënojë një gol dhe ka dhuruar katër asistime. /Lajmi.net/