Interesim ka, por jo edhe fluks të madh të rezervimit të biletave për udhëtime në zonën Schengen

Ndonëse data 1 janar nga kur do të fillojë liberalizimi i vizave po afron, qytetarët po ngurrojnë të rezervojnë bileta udhëtimi. Nga një agjensi e udhëtimeve, thanë se qytetarët po frikësohet të rezervojnë prej tash “Me nis kanë nis po hala po tuten. Jo s’kemi vërejt fluks, është një gjendje normale”, thanë për lajmi.net. Edhe…

Lajme

13/12/2023 22:24

Ndonëse data 1 janar nga kur do të fillojë liberalizimi i vizave po afron, qytetarët po ngurrojnë të rezervojnë bileta udhëtimi.

Nga një agjensi e udhëtimeve, thanë se qytetarët po frikësohet të rezervojnë prej tash

“Me nis kanë nis po hala po tuten. Jo s’kemi vërejt fluks, është një gjendje normale”, thanë për lajmi.net.

Edhe nga një agjensi tjetër thanë se po ka interesim për bileta por jo edhe rezervime.

“Nuk është ku me dit sa fluks i madh për pyetje për me shku e ardhë, sepse janë disa rregulla dhe ka kosto. Njerëzit të cilën janë familjarë që kanë vëlla apo motër, të afërmit, ata zakonisht për vitin e ri vijnë këtu. Nëse veç shkojnë këta në janar biletat zakonisht janë shumë të shtrenjta, sepse është sezona e naltë…Fluks të madh qysh është prit, jo nuk ka. Pyetje ka por fluks të madh jo”, deklaruan për lajmi.net.

Teksa pati edhe sqarime se cilat janë kriteret për të udhëtuar pa vizë.

“Obligative është çdo udhëtar me pasaportë biometrik me pasë biletën kthyese, me pasë adresën ku qëndron në zonën Schengen apo hotelin që duhet me pasë rezervim, nëse nuk ka të afërm apo adresë…për çdo ditë qëndrim në Schengen zonë duhet me i pasë nga 80 deri në 100 euro”.