Triumfi i parë në histori kundër Barcelonës, festa e madhe e Gironas në fushë dhe dhomën e zhveshjes
Për herë të parë në historinë e klubit, Girona ka arritur ta mposht Barcelonën. Ndeshja dramatike përfundoi në një fitore të mysafirëve me rezultat 4:2, shkruan lajmi.net. Mysafirët morën epërsinë në pjesën e parë, pavarësisht dominimit të Barcelonës. Artem Dovbyk shënoi për 1:0, por goli i Robert Lewandowskit riktheu në lojë vendasit. Girona megjithatë nuk…
Sport
Për herë të parë në historinë e klubit, Girona ka arritur ta mposht Barcelonën.
Ndeshja dramatike përfundoi në një fitore të mysafirëve me rezultat 4:2, shkruan lajmi.net.
Mysafirët morën epërsinë në pjesën e parë, pavarësisht dominimit të Barcelonës. Artem Dovbyk shënoi për 1:0, por goli i Robert Lewandowskit riktheu në lojë vendasit.
Girona megjithatë nuk u dorëzua dhe riktheu epërsinë. Kësaj radhe heroi ishte ish-futbollisti i Real Madridit, Miguel Gutierrez.
Barcelona pati mbi 20 goditje në portë, por nuk arriti të kalojë Gironan. Valery në minutën e 80-të arrit ta rrisë epërsinë në 3:1.
Ilkay Gundogan i dha shpresë blaugranëve, duke shënuar pakë para përfundimit të ndeshjes. Por, ishte Stuani ai i cili i dha fund dilemës së fituesit në minutën e fundit të shtesë.
Kjo e arritur e madhe e Gironas u festua gjatë edhe në dhomat e zhveshjes te futbollistët dhe stafi teknik i skuadrës.
What’s it like to put four goals past Barcelona away and go seven points clear of them?#GironaFC seem to be think it’s pretty fun. pic.twitter.com/2z5lgkynv4
— Football España (@footballespana_) December 11, 2023
Pas xhiros së 16-të, Girona ka rimarrë kreun si e vetme me 41 pikë, dy më shumë se Real Madridi, ndërsa Barcelona është në të katërtin me 34 sosh, aq sa ka edhe Atletico Madridi në të tretin. /Lajmi.net/