Ajeti do ta drejtoj derbin e madh Gjilani – Drita, delegimet e plota
Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është bërë tërheqja e shortit për delegimin e gjyqtarëve për xhiron e 17-të në Superligën e Kosovës. Mentor Ajeti do të jetë gjyqtar kryesor në derbin e javës mes Gjilanit dhe Dritës, që luhet të dielën, në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, nga ora 13:00. Dy…
Sport
Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është bërë tërheqja e shortit për delegimin e gjyqtarëve për xhiron e 17-të në Superligën e Kosovës.
Mentor Ajeti do të jetë gjyqtar kryesor në derbin e javës mes Gjilanit dhe Dritës, që luhet të dielën, në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, nga ora 13:00. Dy ndihmësat e Ajetit do të jenë Fatmir Sekiraqa dhe Kastriot Peci, shkruan lajmi.net.
Ndeshjen tjetër interesante të fundjavës midis Llapit dhe Ballkanit do të gjykoj Visar Kastrati me dy ndihmësit, Granit Hysenin dhe Gëzim Mehmetin.
Delegimet e plotë:
E shtunë:
Llapi – Ballkani (Visar Kastrati, Granit Hyseni, Gëzim Mehmeti – Isak Ceroviku)
Prishtina – Fushë Kosova (Dardan Çaka, Fatlum Berisha, Alban Ejupi – Valon Bajgora)
Malisheva – Liria (Genc Nuza, Bujar Selimaj, Meriton Berisha – Alban Shala)
E diel:
Gjilani – Drita (Mentor Ajeti, Fatmir Sekiraqa, Kastriot Peci – Gramoz Shala)
Feronikeli ’74 – Dukagjini (Erdall Zasella, Lumturije Muhadri, Pashtrik Burrniku – Egzon Dakaj)./Lajmi.net/