E konfirmuar: Derbi i madh i Anamoravës do të luhet në Gjilan

Derbi më i madh në futbollin e Kosovës ndërmjet Gjilanit dhe Dritës do të zhvillohet këtë fundjavë, në kuadër të javës së 17-të. Sfida e rivalëve të përjetshëm do të zhvillohet të dielën, në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, me fillim nga ora 13:00, shkruan lajmi.net. Për dallim nga derbi paraprak që u zhvillua…

Sport

08/12/2023 10:10

Derbi më i madh në futbollin e Kosovës ndërmjet Gjilanit dhe Dritës do të zhvillohet këtë fundjavë, në kuadër të javës së 17-të.

Sfida e rivalëve të përjetshëm do të zhvillohet të dielën, në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, me fillim nga ora 13:00, shkruan lajmi.net.

Për dallim nga derbi paraprak që u zhvillua në Lipjan, ky derbi do të zhvillohet në “shtëpinë” e dy skuadrave, me Gjilanin nikoqir.

Lajmin e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e klubit kuqebardhë në Facebook.

“Ska si n’shpi” – ka shkruar në postim SC Gjilani.

Gjilani është në vendin e shtatë me 17 pikë, ndërkaq Drita zë vendin e dytë me 28 pikë gjithsej./Lajmi.net/