Të shtëna në një kampus universitar në Nevada të ShBA-së, raportohet për disa viktima
Policia në Llas Vegas të Shteteve të Bashkuara është duke iu përgjigjur alarmit për një sulmues aktiv në Universitetin e Nevadas. Universiteti ka thënë në platformën X – të njohur më parë si Twtter – se ka të shtëna në kampus, transmeton lajmi.net. Policia në Llas Vegas ka thënë se “duket se janë disa viktima”…
Bota
Policia në Llas Vegas të Shteteve të Bashkuara është duke iu përgjigjur alarmit për një sulmues aktiv në Universitetin e Nevadas.
Universiteti ka thënë në platformën X – të njohur më parë si Twtter – se ka të shtëna në kampus, transmeton lajmi.net.
Policia në Llas Vegas ka thënë se “duket se janë disa viktima” si pasojë e sulmit në kampus, por nuk ka dhënë më shumë hollësi.
Policia u ka bërë thirrje banorëve që ta shmangin praninë në atë zonë. /REL