Namani i Llapit i pakënaqur me zëvendësimin, gjuan shiritin e kapitenit
Mesfushori me shumë përvojë i Llapit, Hamdi Namani ka shprehur hapur në fushë pakënaqësinë e tij me zëvendësimin, gjatë ndeshjes së sotme të Kupës së Kosovës kundër Phoenix. Llapi triumfoi 4:1 kundër Phoenixit, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, me ç’rast siguroi kalimin tutje, shkruan lajmi.net. Namani ishte autori i golit të parë për llapjanët…
Sport
Mesfushori me shumë përvojë i Llapit, Hamdi Namani ka shprehur hapur në fushë pakënaqësinë e tij me zëvendësimin, gjatë ndeshjes së sotme të Kupës së Kosovës kundër Phoenix.
Llapi triumfoi 4:1 kundër Phoenixit, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, me ç’rast siguroi kalimin tutje, shkruan lajmi.net.
Namani ishte autori i golit të parë për llapjanët në minutën e 29-të, por që u zëvendësua në pjesën e dytë.
Ndaj vendimit të trajnerit Tahir Batatina, Namani shprehu pakënaqësinë e tij me një veprim.
Namani gjatë largimit nga fusha e gjuajti shiritin e kapitenit, të cilin më pas e mori Musolli.
Namani gjithashtu vendosi të largohej nga pjesa tjetër e fushës për në dhomat e zhveshjes dhe jo në këndin ku zakonisht zëvendësohen lojtarët në fushë.
Për më shumë, ndiqni momentin në fjalë në videon e mëposhtme./Lajmi.net/