Haradinaj: Forcat e Armatosura Shqiptare po shkëlqejnë në misione ndërkombëtare si pjesë e NATO-s

Sot Forcat e Armatosura Shqiptare festojnë 111 vjetorin e themelimit. Me këtë rast Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se Forcat e Armatosura Shqiptare po shkëlqejnë në misione ndërkombëtare si pjesë e NATO-s. Postimi i plotë: Urime Dita e Forcave të Armatosura Shqiptare! Në 111-vjetorin e krijimit të Forcave të…

Lajme

04/12/2023 15:40

Sot Forcat e Armatosura Shqiptare festojnë 111 vjetorin e themelimit.

Me këtë rast Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se Forcat e Armatosura Shqiptare po shkëlqejnë në misione ndërkombëtare si pjesë e NATO-s.

Postimi i plotë:

Urime Dita e Forcave të Armatosura Shqiptare!

Në 111-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura Shqiptare, kujtojmë me respektin më të thellë të gjithë atdhetarët e asaj kohe, të cilët me guxim dhe dashuri për atdheun kontribuuan në krijimin dhe fuqizimin e Ushtrisë Shqiptare.

Sot, Forcat e Armatosura Shqiptare

Me krenari vazhdojmë të nderojnë trashëgiminë e tyre të lavdishme, të cilët si pjesë e NATO-s shkëlqejnë në misione të ndryshme për të mbrojtur paqen dhe sigurinë në botë./Lajmi.net/