Sekretarja e FBK-së: Brenda dy apo tri viteve do të kemi edhe palestra të mëdha në Kosovë
Sekretarja e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushka ka paralajmëruar palestra të reja në Kosovë, në dy apo tri vitet e ardhshme. Dushku në një intervistë për lajmi.net ka thënë se FBK-ja dhe MKRS-ja janë duke punuar bashkarisht për një plan strategjik 2021-2025, pjesë e së cilës janë edhe palestrat e reja. “FBK-ja e…
Sport
Sekretarja e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushka ka paralajmëruar palestra të reja në Kosovë, në dy apo tri vitet e ardhshme.
Dushku në një intervistë për lajmi.net ka thënë se FBK-ja dhe MKRS-ja janë duke punuar bashkarisht për një plan strategjik 2021-2025, pjesë e së cilës janë edhe palestrat e reja.
“FBK-ja e ka partner të fuqishëm MKRS-në për zhvillimin e basketbollit. E kemi një plan strategjik për vitet 2021-2025. Në kuadër të këtij plani strategjik është e përfshirë edhe infrastruktura” – tha Dushku për lajmi.net.
“Bashkarisht po punojmë në këtë drejtim. Palestrat duhet të përfundojnë shumë mëherët për shkak të organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030” – deklaroi ajo.
“Po besojmë fuqishëm që pas dy-tri viteve do të kemi palestra të mëdha ku do të mund të organizojmë evenimente që kanë të bëjnë edhe me gara të cilësisë edhe më të lartë”, shtoi Dushku.
Intervistën e plotë të Elvira Dushkut për lajmi.net mund ta shikoni në videon e mëposhtme./Lajmi.net/