Izraeli zgjeron ofensivën në Gazë

Izraeli zgjeroi të hënën ofensivën kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evorpian, në Gazën e rrethuar, ndërsa shqetësimi ndërkombëtar u thellua lidhur me numrin në rritje të viktimave civile në luftën që nisi nga sulmet e 7 tetorit, raporton AFP. Që nga përfundimi i armëpushimit, të premten,…

Bota

04/12/2023 11:26

Izraeli zgjeroi të hënën ofensivën kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evorpian, në Gazën e rrethuar, ndërsa shqetësimi ndërkombëtar u thellua lidhur me numrin në rritje të viktimave civile në luftën që nisi nga sulmet e 7 tetorit, raporton AFP.

Që nga përfundimi i armëpushimit, të premten, luftimet në Gazë kanë rifilluar midis grupit radikal Hamas dhe trupave izraelite që avancojnë, ashtu si edhe lëshimet e raketave nga Hamasi drejt Izraelit, dhe sulmet ajrore të Izraelit në territorin palestinez, raporton REL.

Gjatë fundjavës, sulmet ajrore izraelite në Gazën veriore shkaktuan re të dendura tymi dhe pluhuri.Të dielën, ushtria izraelite raportoi disa raketa nga Gaza në Izrael, duke shtuar se shumica ishin shkatërruar.

Qeveria e drejtuar nga Hamasi në Gazë, dhe agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa, thanë se një sulm kishte goditur hyrjen e spitalit Kamal Aduan në veri të territorit, të dielën vonë.

Izraeli thotë se Hamasi përdor spitalet dhe infrastrukturën tjetër civile për qëllime ushtarake – një akuzë që grupi militant e mohon./Lajmi.net/