Sa bëjnë sport politikanët, flasin disa prej tyre
Përveç me politik duket se politikanët e Kosovës bëjnë edhe sport. Lajmi.net ka pyetur ata nëse bëjnë ndonjë aktivitet fizik. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica ka deklaruar se sporti në jetën e tij është shumë i rëndësishëm. “Merrem me shumë lloje të sporteve, por kohëve të fundit më shumë me futboll. Rregullisht çdo të…

Sport
Përveç me politik duket se politikanët e Kosovës bëjnë edhe sport.
Lajmi.net ka pyetur ata nëse bëjnë ndonjë aktivitet fizik.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica ka deklaruar se sporti në jetën e tij është shumë i rëndësishëm.
“Merrem me shumë lloje të sporteve, por kohëve të fundit më shumë me futboll. Rregullisht çdo të hëne e të enjte marr pjesë në aktivitete sportive, luajmë futboll bashkë me shoqërinë. Kohëve të fundit nuk kemi luajtur me kolegë, por në të kaluarën po”, tha ai.
Nga ana tjetër deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se edhe pse nuk merret me sport ai e shikon atë.
“Dëshirë kam të luajë, por shumë rrallë e bëjë. E dua shumë futbollin, por edhe sportet e tjera. Jam tifozë i Real Madridit”, tha Zemaj.
Deputetja, Fjolla Ujkani ka thënë se i pëlqen të luaj ping-pong.
Përgjigjet e plota mund t’i ndiqni në videon më poshtë. /Lajmi.net/