Erërat e forta dëmtojnë rrjetin elektrik në katër rajone, ndërpritet furnizimi me energji elektrike

Erërat e forta kanë dëmtuar rrjetin elektrik në rajonet e Pejës, Gjakovës, Mitrovicës dhe Prizrenit. KEDS-i ka bërë të ditur se për shkak të kushteve atmosferike janë shkaktuar dëme në shtylla dhe në përçues elektrikë, me ç’rast është ndërprerë energjia elektrike. “Ekipet e terrenit ndodhen në gatishmëri 24/7 me qëllim që konsumatorëve të prekur nga…

Lajme

02/12/2023 12:51

Erërat e forta kanë dëmtuar rrjetin elektrik në rajonet e Pejës, Gjakovës, Mitrovicës dhe Prizrenit.

KEDS-i ka bërë të ditur se për shkak të kushteve atmosferike janë shkaktuar dëme në shtylla dhe në përçues elektrikë, me ç’rast është ndërprerë energjia elektrike.

“Ekipet e terrenit ndodhen në gatishmëri 24/7 me qëllim që konsumatorëve të prekur nga këto kushte atmosferike, t’u kthehet sa më parë furnizimi me energji elektrike, për çka i falëmderojmë për mirëkuptim”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.