Dogana kalon 1.5 miliard euro të hyra
Dogana e Kosovës ka përmbyllur raportin e të hyrave me 1.5 miliard euro. Kështu bëhet e ditur në një komunikatë për media. Sipas njoftimit, të hyrat sivjet tejkalojnë të hyrat për të njëjtën periudhë me 124 milion apo 9% më shumë të hyra. “Dogana e Kosovës gjithashtu është duke shënuar rezultate shumë pozitive edhe në…
Lajme
Dogana e Kosovës ka përmbyllur raportin e të hyrave me 1.5 miliard euro.
Kështu bëhet e ditur në një komunikatë për media. Sipas njoftimit, të hyrat sivjet tejkalojnë të hyrat për të njëjtën periudhë me 124 milion apo 9% më shumë të hyra.
“Dogana e Kosovës gjithashtu është duke shënuar rezultate shumë pozitive edhe në luftimin e ekonomisë jo-formale dhe mbrojtjen e shoqërisë nga mallrat e ndaluara. Edhe raporti i fundit për vendin nga Komisioni Evropian ka theksuar performancën e mirë të Doganës së Kosovës në disa fusha të rëndësishme, ndërsa që kryesore është theksi për performancën e mirë në luftimin e krimit të organizuar dhe kontributi në kuadër të Reformave të Qeverisë në luftimin e ekonomisë jo-formale”, thuhet në njoftimin e Doganës, transmeton lajmi.net