Javë e zjarrtë në basketbollin kosovar, vëmendja në derbin Vëllaznimi – Trepça
Fundjava do të sjellë përballje interesante në elitën e basketbollit të Kosovës. Kjo xhiro do të hapet me sfidën mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit apo kampionit dhe ish-kampionit apo edhe skuadrave verdhezi. Ky duel i gjen skuadrat në forma të ndryshme, pasi pejanët kanë pësuar tri humbje në tri ndeshjet e fundit, që erdhën…
Sport
Fundjava do të sjellë përballje interesante në elitën e basketbollit të Kosovës.
Kjo xhiro do të hapet me sfidën mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit apo kampionit dhe ish-kampionit apo edhe skuadrave verdhezi.
Ky duel i gjen skuadrat në forma të ndryshme, pasi pejanët kanë pësuar tri humbje në tri ndeshjet e fundit, që erdhën pas shtatë fitoreve radhazi, kurse therandasit kanë pesë fitore radhazi, pasi që nuk e kishin nisur aq mirë këtë edicion.
Përballja e dytë e së shtunës zhvillohet mes Vëllaznimit dhe Trepcës, dy skuadra në formë të lartë, si dhe që kërkojnë fitoren e radhës. Kuqezinjtë kanë gjashtë fitore radhazi pas katër humbjeve, ndërsa mitrovicasit janë në vendin e parë me tetë fitore e dy humbje.
Sigal Prishtina dhe Istogu do të përballen të dielën, ku bardhekaltrit kanë pasur rënie të formës në ndeshjet e fundit, duke bërë ndryshime edhe në shtabin teknik, ndërsa numëron pesë fitore e pesë humbje, ndërsa istogasit janë në vendin e fundit me një fitore e nëntë humbje.
Java e 11-të do të mbyllet me derbin prizrenas mes Proton Cable Prizrenit dhe Bashkimit. Proton Cable Prizreni ka tri fitore e shtatë humbje, kurse Bashkimi ka katër fitore e gjashtë humbje.
Java 11-Prince Caffe Superliga
E shtunë
17:00 Peja-Golden Eagle Ylli
19:00 Vëllaznimi-Trepça
E diel
17:00 Sigal Prishtina-Istogu
19:00 Proton Cable Prizreni-Bashkimi
/Lajmi.net/