170 mijë ndërtesa të shkatërruara në Ukrainë që prej se nisi lufta

Mbi 170.000 ndërtesa në Ukrainë janë dëmtuar apo shkatërruar që kur Rusia nisi luftën e saj kundër këtij shteti 21 muaj më parë. Kështu tha Olena Shuliak, kryetare e komitetit parlamentar që mbikëqyrë zhvillimin rajonal dhe planifikimin urban në Kiev. “Sipas vlerësimeve paraprake të bëra nga Shkolla Ekonomike e Kievit, mbi 170.000 ndërtesa janë dëmtuar…

Bota

01/12/2023 11:52

Mbi 170.000 ndërtesa në Ukrainë janë dëmtuar apo shkatërruar që kur Rusia nisi luftën e saj kundër këtij shteti 21 muaj më parë.

Kështu tha Olena Shuliak, kryetare e komitetit parlamentar që mbikëqyrë zhvillimin rajonal dhe planifikimin urban në Kiev.

“Sipas vlerësimeve paraprake të bëra nga Shkolla Ekonomike e Kievit, mbi 170.000 ndërtesa janë dëmtuar apo shkatërruar deri më tani nga armiqësitë”, shkroi Shuiak në një blog, raportuan agjencitë e lajmeve në Ukrainë.

Në këtë shifër përfshihen mbi 20.000 ndërtesa banimi.

Sipas këtij raporti, mbi 3.500 institucione të armsimit dhe 420 ndërtesa të kompanive të mëdha dhe të mesme janë goditur nga sulmet ruse. Aeroportet ushtarake dhe ato civile, 344 ura dhe vendkalime si dhe 25.000 rrugë po ashtu janë shkatërruar.

Shuliak tha se detyra nuk është vetëm rregullimi i vendbanimeve në gjendjen që kanë qenë para luftës, por që ato të rindërtohen edhe më mirë.

Që kur nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar, Moska ka hedhur mijëra raketa në Ukrainë, duke shkaktuar shkatërrim të madh dhe duke vrarë afër 10.000 civilë.