Abazoviq shfaqet i buzëqeshur në palestrën e Beogradit, bën tifo për Partizanin
Ish-kryeministri i Malit të Zi, politikani me prejardhje shqiptare, Dritan Abazoviq ka qenë prezent në Beograd në një ndeshje të Euroligës së basketbollit mes Partizanit dhe Panathinaikosit. Abazoviq në disa pamje u shfaq duke buzëqeshur edhe i pranishëm në rreshtat e parë pranë parketit në palestrën “Stark Arena”, njoftojnë mediat serbe, përcjell lajmi.net. Ai nuk…
Sport
Ish-kryeministri i Malit të Zi, politikani me prejardhje shqiptare, Dritan Abazoviq ka qenë prezent në Beograd në një ndeshje të Euroligës së basketbollit mes Partizanit dhe Panathinaikosit.
Abazoviq në disa pamje u shfaq duke buzëqeshur edhe i pranishëm në rreshtat e parë pranë parketit në palestrën “Stark Arena”, njoftojnë mediat serbe, përcjell lajmi.net.
Ai nuk hezitonte që shpesh herë të ngritet në këmbë dhe të kërkojë mbrojtje të fortë nga ekipi famëkeq serb.
View this post on Instagram
Në palestrën ku prezent ishte shqiptari Abazoviq, në jo pak raste bëhen thirrje për vrasjen e shqiptarëve nga ana e huliganëve të klubit serb, “Grobari”.
Në fund, skuadra që kishte mbështetjen e Abazoviqit, Partizani triumfoi 92:87 kundër Panathinaikosit./Lajmi.net/