Stafi teknik i Ramadanit te Drita vijnë nga Irani, Turqia, Maroku e Arabia Saudite?

Zekirija Ramadani është zyrtarizuar sot në krye të skuadrës së Dritës nga Gjilani, duke zëvendësuar të larguarin, Akis Vavalis. Ramadani u prezantua sot në ambientet e klubit gjilanas, në praninë e drejtori ekzekutiv, Feti Murseli, shkruan lajmi.net. Ndër pyetjet në konferencë ishin edhe për stafin e Zekirija Ramadanit në shtabin teknik te tre herë kampionët…

Sport

30/11/2023 17:33

Zekirija Ramadani është zyrtarizuar sot në krye të skuadrës së Dritës nga Gjilani, duke zëvendësuar të larguarin, Akis Vavalis.

Ramadani u prezantua sot në ambientet e klubit gjilanas, në praninë e drejtori ekzekutiv, Feti Murseli, shkruan lajmi.net.

Ndër pyetjet në konferencë ishin edhe për stafin e Zekirija Ramadanit në shtabin teknik te tre herë kampionët e Kosovës.

Ramadani mohoi zërat se ndihmës i tij do të jetë ish-futbollisti, Liridon Leci, duke theksuar se stafi i tij do të jenë po ata që punoi në Arabinë Saudite te Ohod.

“Jo. Unë kam stafin tim. Kam ekipin tim. Me ta kemi qenë në Arabinë Saudite. Sot nuk janë këtu. Por për 2-3 ditë do të kompletohemi” – tha Ramadani në konferencë për media, për të cilët nuk zbuloi emrat.

Në një intervistë më parë, Ramadani kishte thënë se pjesë e stafit të tij në Arabinë Saudite është një ndihmëstrajner nga Gostivari, një iranian, një turk, një maroken dhe një arab.

“Në stafin teknik kam një ndihmëstrajner nga Gostivari, një iranian, një turk, një maroken dhe një arab. Sezoni i ri ka nisur dhe deri tani janë luajtur dy xhiro” – kishte deklaruar Ramadani për TV Open muaj më parë.

Drita është e treta në renditjen tabelore me 25 pikë të grumbulluara pas 14 ndeshjeve të zhvilluara.

Gjilanasit janë 10 pikë larg nga Ballkani që kryeson Superligën e Kosovës./Lajmi.net/