75 pensione pleqërie, 6 herë më shumë se mjeku i zemrës – sa paguhet super-konsulenti Gani Jakupi

Gani Jakupi, super-konsulenti i kontraktuar nga autoritetet e Kosovës i merr hiç më pak se 7500 euro në muaj nga shteti për “konsulenca kulturore dhe mediatike”. Kjo pagë e Jakupit është e paparë për profesionistë të fushave të ndryshme të angazhuar në Kosovë. Në një analizë të gazetarit të lajmi.net Oqean Dermaku, ai tregon sesi…

Lajme

30/11/2023 00:11

Gani Jakupi, super-konsulenti i kontraktuar nga autoritetet e Kosovës i merr hiç më pak se 7500 euro në muaj nga shteti për “konsulenca kulturore dhe mediatike”.

Kjo pagë e Jakupit është e paparë për profesionistë të fushave të ndryshme të angazhuar në Kosovë.

Në një analizë të gazetarit të lajmi.net Oqean Dermaku, ai tregon sesi një rrogë e Gani Jakupit është sa 44 pensione të veteranëve, sa 75 pensione pleqërie.

“Po ja nisim me sektorin e arsimit për të cilin Kurti thojke se mirë i kanë rrogat e tash po dojna me marrë se sa paguhet një mësimdhënës në shkollë fillore. Me ligjin e fundit ai paguhet vetëm 588 euro në muaj. Ai që jep mësim në shkollat e mesme i merr 609 euro në muaj, po flasim për pagat bruto”, thotë Dermaku në analizën e tij.

Por Jakupi paguhet edhe më shumë se 6 herë sa i merr në muaj mjeku i zemrës

“Mjeku i zemrës i merr 1260 euro bruto në muaj. Gani Jakupi në anën tjetër i merr 7500 euro në muaj. Mjekëve dhe specialistëve na ju themi mos ta lëshojnë Kosovën por nëse e shohin rrogën e Gani Jakupit, po besoj që brenda natës i bëjnë kuferat gati”, vijon Dermaku në analizën e tij.